Me nderime shtetërore e siguri të shtuar- Kurti pret në Prishtinë homologun e tij maqedonas Mickoski

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët. Kjo mbledhje po mbahet në Prishtinë dhe ka mbetur pak kohë për të filluar. Tashmë në Prishtinë ka arritur edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Kosovës ka pritur homologun e tij, Hristjan Mickoski me nderime shtetërore, transmeton…

Lajme

18/11/2024 11:03

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët.

Kjo mbledhje po mbahet në Prishtinë dhe ka mbetur pak kohë për të filluar.

Tashmë në Prishtinë ka arritur edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Kosovës ka pritur homologun e tij, Hristjan Mickoski me nderime shtetërore, transmeton lajmi.net.

Aty janë parë edhe ministrat e Kurtit, të gjithë në pritje të kryeministrit maqedonas.

Ky aktivitet po mbahet në një sallë të madhe e luksoze në dalje të Prishtinës.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media./Lajmi.net/