Pesë raste të armëmbajtjeve pa leje vetëm dje në Prizren-Sekuestrohen armë, fishekë e radiolidhje
Pesë raste të armëmbajtjes pa leje dhe gjuetisë të kundërligjshme janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit. Si pas policisë nga këto raste janë arrestuar disa persona. Policia gjithashtu ka njoftuar se janë sekuestruar shumë armë, fishekë e radiolidhje, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: ARMËMBAJTJE PA LEJE & GJUETI E KUNDËRLIGJSHME…
Lajme
Pesë raste të armëmbajtjes pa leje dhe gjuetisë të kundërligjshme janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit.
Si pas policisë nga këto raste janë arrestuar disa persona.
Policia gjithashtu ka njoftuar se janë sekuestruar shumë armë, fishekë e radiolidhje, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & GJUETI E KUNDËRLIGJSHME
· Skorrobisht, Prizren 17.11.2024 – 05:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 7 fishek dhe një radiolidhje. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Novosela, Prizren 17.11.204 – 05:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 12 fishek. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Skorrobisht, Prizren 17.11.2024 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu janë gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë Gllok 21, një armë gjuetie, një pushkë gjuetie dy karikator si dhe 44 fishekë të cal. të ndryshëm. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Novosela, Prizren 17.11.204 – 06:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 31 fishek. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Novosela, Prizren 17.11.204 – 05:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 fishekë si dhe një radiolidhje dore. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/