Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë se lojtarët dhe tifozët nuk patën faj

Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, e ka pranuar që Kosova luajti më mirë se Rumania në ndeshjen e së premtes në Ligën e Kombeve. Sidoqoftë, sipas tij, nuk kanë faj as lojtarët rumunë e as të pranishmit në stadium për atë që ka ndodhur. “Mund ta pranoj që futbollistët kosovarë luajtën më mirë, por kjo nuk…

Sport

18/11/2024 08:55

Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, e ka pranuar që Kosova luajti më mirë se Rumania në ndeshjen e së premtes në Ligën e Kombeve.

Sidoqoftë, sipas tij, nuk kanë faj as lojtarët rumunë e as të pranishmit në stadium për atë që ka ndodhur.

“Mund ta pranoj që futbollistët kosovarë luajtën më mirë, por kjo nuk i shfajëson ata nga gjesti në fund të takimit, për të cilin ata duhet t’i bartin pasojat! Jam i sigurt që kjo është saktësisht ajo që do të ndodhë”, ka thënë Ciolacu.

Futbollistët kosovarë braktisën fushën në minutën e pestë shtesë pas thirrjeve “Serbia, Serbia” të tifozëve rumunë.