Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
17 nëntori shënon ditën e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë. Si sot 80 vite më parë, forcat nacional- çlirimtare, shënuan një moment historik për jetën e gjithë vendit në përpjekjet kundër pushtuesve gjermanë, duke çliruar kryeqytetin e Shqipërisë, pas gati 19 ditë luftimesh të ashpra. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti sidomos…
Lajme
17 nëntori shënon ditën e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë. Si sot 80 vite më parë, forcat nacional- çlirimtare, shënuan një moment historik për jetën e gjithë vendit në përpjekjet kundër pushtuesve gjermanë, duke çliruar kryeqytetin e Shqipërisë, pas gati 19 ditë luftimesh të ashpra.
Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti sidomos beteja e Mushqetasë.
Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës frontale, e cila nxori në pah shkallën e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha edhe populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.
Edhe kryeministri Edi Rama, në këtë ditë të shënuar për kryeqytetin, ka ndarë në rrjetet sociale imazhe nga festimet e 80- vjetorit të çlirimit të Tiranës nëpër shkolla të ndryshme të kryeqytetit.
“Sot, 80-Vjetori i Çlirimit të Tiranës. Aktivitete të nxënësve të shkollave të kryeqytetit, me rastin e Ditës së Çlirimit të Tiranës.”, shkruan Rama. /rtsh