Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture
Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës. Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media. E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të…
Lajme
Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës.
Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.
E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportua për në QKUK.
“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, thuhet në njoftim.