Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse do të ishte gjallë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar, “Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse do të ishte gjallë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar, “Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë”.
Më 6 maj të vitit 1997, Luani ishte vrarë nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri. /Lajmi.net/