Të rinjtë e Kosovës një hap para, mposhtin Spanjën në kualifikimet e Euro U19
Djemtë e rinj të Kosovës arritën të dominojnë në rezultat ndaj Spanjës në ndeshjen për kualifikimet e Euro U19. Spanjollët patën një epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, rezultat ky që u përmbys nga Kosova në rezultat prej 3-2. Në fillim të pjesës së dytë, spanjollët realizuan për 3-3. Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat…
Sport
Djemtë e rinj të Kosovës arritën të dominojnë në rezultat ndaj Spanjës në ndeshjen për kualifikimet e Euro U19.
Spanjollët patën një epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, rezultat ky që u përmbys nga Kosova në rezultat prej 3-2.
Në fillim të pjesës së dytë, spanjollët realizuan për 3-3.
Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, kur Elvir Gashijani shënoi për rezultatin 4-3, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës U19 në këtë fazë, pas humbjes 4-0 nga Austria.
Kosova renditet e dyta në grup, të cilin e kryeson Austria, kurse Spanja dhe Ishujt Faroe zënë pozitat 3 respektivisht 4./Lajmi.net