Thyen rregullat, gjashtë banorët e BBVK e kaluan natën jashtë në kafaz me temperaturat në minus
Banorët e BBVKS, Driloni, Arioni, Diana, Vullneti, Gresa dhe Ana, janë përballur me një ndëshkim të papritur nga “Vëllai i Madh” pasi planifikuan fshehurazi nominimet, një veprim që bie ndesh me rregullat e formatit. Si rezultat, ata u izoluan në një kafaz, duke u vendosur në një situatë më të vështirë krahasuar me banorët që…
ShowBiz
Banorët e BBVKS, Driloni, Arioni, Diana, Vullneti, Gresa dhe Ana, janë përballur me një ndëshkim të papritur nga “Vëllai i Madh” pasi planifikuan fshehurazi nominimet, një veprim që bie ndesh me rregullat e formatit.
Si rezultat, ata u izoluan në një kafaz, duke u vendosur në një situatë më të vështirë krahasuar me banorët që vazhdojnë të gëzojnë lirinë e plotë brenda shtëpisë.
Ndëshkimi nuk kaloi pa tensione. Përplasjet mes të izoluarve dhe banorëve të tjerë nisën menjëherë pas vendimit të “Vëllait të Madh”
Ky ndëshkim ka ngjallur debat edhe mes ndjekësve të formatit. Disa janë shprehur se masa ishte e drejtë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave nga të gjithë konkurrentët, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si një veprim tepër të ashpër nga ana e produksionit.