Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka dënuar çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit të Kosovës. Çeku ka apeluar për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me anulimin e ndeshjes Rumani-Kosovë, ministri tha se qëndron prapa lojtarëve të kombëtares, shkruan Arbresh.info Sipas…

Lajme

16/11/2024 11:22

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka dënuar çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit të Kosovës.

Çeku ka apeluar për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me anulimin e ndeshjes Rumani-Kosovë, ministri tha se qëndron prapa lojtarëve të kombëtares, shkruan Arbresh.info

Sipas tij, ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes.

Reagimi i tij:

Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës. Racizmi nuk ka vend në sport.

E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë. Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune.

Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes.

Ne dënojmë çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe apelojmë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve.

Ofrojmë gjithashtu mbështetjen tonë të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.