Faton Peci ua refuzoi projektin Grave të Krushës, ia aprovoi vëllait të Fitore Pacollit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar disa dokumente ku shihet vendimi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes së cilit këtë vit Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit, i’u kishte refuzuar mbështetja financiare për rojektin “Blerja e Linjave të Makinerive për Përpunimin dhe Konservimin e Perimeve”. Po kjo Ministri, i ka dhënë mbështetje financiare në vlerë…
Lajme
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar disa dokumente ku shihet vendimi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes së cilit këtë vit Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit, i’u kishte refuzuar mbështetja financiare për rojektin “Blerja e Linjave të Makinerive për Përpunimin dhe Konservimin e Perimeve”.
Po kjo Ministri, i ka dhënë mbështetje financiare në vlerë prej 100 mijë euro Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së LVV’së, Fitore Pacollit, për ndërtimin e një stalle që sipas gazetarit Mehmetaj nuk ekzistononte fare.
Mehmetaj përmes një postimi në Facebook e quan këtë akt skandaloz ku dhe ka publikuar disa dokumente nga Agjensia për Zhvillimin e Bujqësisë ku vërehet vendimi për këtë refuzim Fahrije Hotit i shkon me 1 korrik ndërkaq Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes Fitore Pacollit me 14 qershor merr vendimin për fitimin e përkrahjes nga kjo ministri
“Ajo aplikoi me kompaninë e saj të suksesshme dhe të dëshmuar, kurse vëllai i deputetes Pacolli kishte aplikuar pa pasur firmë fare. Derisa atë pushteti e njofton me 14 qershor që ka fituar grantin, Farije Hotit i shkon njoftimi me 1 korrik, se i është refuzuar kërkesa. Kriminalitet të tillë, poshtërsi të këtij lloji, perversitet kësi fare, unë kurrë s’kam pare”, ka shkruar Mehmetaj, teksa ka publikuar dy vendimet.:
“Merrjau viktimave të luftës me kompani të suksesshme, e jepjau familjarëve të deputetëve të pushtetit pa kompani fare ” ka shkruar tutje Mehmetaj./Lajmi.net/