Fyerjet raciste ndaj dardanëve, ndërpritet përfundimisht përballja Rumani-Kosovë
Ndeshja Rumani-Kosovë është ndërprerë përfundimisht pas fyerjeve drejtuar dardanëve në minutat shtesë nga tifozët rumunë ndërsa rezultati ishte 0:0 dhe vendimi final do të merret nga UEFA gjatë ditëve në vijim. Futbollistët e kombëtares së Kosovës braktisën “Arena Kombëtare” në Bukuresht pas brohoritjeve ofenduese e raciste të tifozëve vendës drejtuar dardanëve, madje situata u acarua…
Sport
Ndeshja Rumani-Kosovë është ndërprerë përfundimisht pas fyerjeve drejtuar dardanëve në minutat shtesë nga tifozët rumunë ndërsa rezultati ishte 0:0 dhe vendimi final do të merret nga UEFA gjatë ditëve në vijim.
Futbollistët e kombëtares së Kosovës braktisën “Arena Kombëtare” në Bukuresht pas brohoritjeve ofenduese e raciste të tifozëve vendës drejtuar dardanëve, madje situata u acarua pas një debati midis Denis Alibec dhe Amir Rrahmani.
Episodi përfundoi me futbollistët e Kosovës duke ecur jashtë fushës në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ata nuk pranuan të kthehen.
Pas ndërprerjes që zgjati më shumë se një orë, në fushë u rikthyen vetëm futbollistët rumunë dhe gjyqtari danez Morten Krogh përfundimisht ndërpreu takimin, pasi dardanët refuzuan të kthehen për shkak të fyerjeve raciste.
Kosova dominoi ndeshjen, me 17 goditje në krahasim me katër nga nikoqirët duke kërkuar fitoren për t’u kualifikuar direkt në grupin 1 Liga C dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojnë grupin e njëjtë edhe edicionin e ardhshëm.
Kosova pret si vendës në ndeshjen e fundit të grupit Lituaninë në “Fadil Vokrri”, më 18 nëntor.