Rumani-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Kosova do ta zhvillojë sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve sonte në Bukuresht, ku do të përballet me liderin e grupit, Rumaninë. Ballafaqimi nuk do të jetë aspak i lehtë, madje këtë e vështirëson edhe fakti se mund të ketë një atmosferë aspak miqësore në tribuna nga tifozët vendës, diçka që…
Sport
Kosova do ta zhvillojë sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve sonte në Bukuresht, ku do të përballet me liderin e grupit, Rumaninë.
Ballafaqimi nuk do të jetë aspak i lehtë, madje këtë e vështirëson edhe fakti se mund të ketë një atmosferë aspak miqësore në tribuna nga tifozët vendës, diçka që është dëshmuar tashmë edhe në ndeshjen e kaluar.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda tha në konferencë për media para ndeshjes se ai pret lojë kualitative dhe se shanset për kualifikim direkt janë ende konkrete edhe pse ka mungesa të rëndësishme si Rashica, Rrudhani e Bersant Celina.
Rumania është lidere e grupit me 12 pikë, tri më shumë se Kosova në vendin e dytë, pason Qipro me tri pikë dhe Lituania e fundit pa asnjë pikë.
Ndeshja Rumani-Kosovë fillon nga ora 20:45 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare:
Rumania: Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus, Mihaila.
Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rexhbeqaj, Berisha, Zhegrova, Muslija, Jashari, Muriqi.