Ministria e Kulturës del me sqarim për largimin e drunjve: Po dëmtohej struktura e ndërtesës nga rrënjët
Ministria e Kulturës ka reaguar në lidhje me kritikat e Komunës së Prishtinës për largimin e drurit i cili ka dëmtuar murin e e ndërtesës së teatrit. Sipas Ministrisë po bëhet investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Teatrin Kombëtar për zgjerimin e hapësirave të tij. Për hartimin e këtij projekti janë angazhuar profesorë…
Lajme
Ministria e Kulturës ka reaguar në lidhje me kritikat e Komunës së Prishtinës për largimin e drurit i cili ka dëmtuar murin e e ndërtesës së teatrit.
Sipas Ministrisë po bëhet investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Teatrin Kombëtar për zgjerimin e hapësirave të tij.
Për hartimin e këtij projekti janë angazhuar profesorë nga gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës ndërsa jemi pajisur me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.
“Largimi i drurit në afërsi të teatrit ka qenë i paraparë në projekt për shkak që rrënjët e tij kanë qenë të mbështetura në muret e strukturës së ndërtesës, duke dëmtuar kështu strukturën dhe duke pamundësuar realizimin e punëve të drenazhimit, përforcimin e themeleve dhe vazhdimin e zbatimit të projektit.” ka njoftuar Ministria e Kulturës.
“Po kujdesemi që projekti të zbatohet tërësisht, dhe punët të zhvillohen në mënyrën më profesionale. Natyrisht që druri i prerë do të zëvendësohet. Hapësirat e gjelbërimit janë të parapara dhe do të zbatohen në detaje.” ka shtuar tutje Ministria./Lajmi.net/