Edhe Vushtrria ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual”

Komuna Vushtrrisë ka marrë vendimin për ndalimin e doracakut të “Edukimit Seksual” Kështu  njoftoi  drejtori i Arsimit në Vushtrri, Albanez Tahiraj,  i cili përmes një postimi në Facebook tha se nuk lejojnë që doracakë dhe materiale me përmbajtje siç i quajti, denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve. “Në cilësinë e drejtorit…

Lajme

15/11/2024 12:53

Komuna Vushtrrisë ka marrë vendimin për ndalimin e doracakut të “Edukimit Seksual”

Kështu  njoftoi  drejtori i Arsimit në Vushtrri, Albanez Tahiraj,  i cili përmes një postimi në Facebook tha se nuk lejojnë që doracakë dhe materiale me përmbajtje siç i quajti, denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve.

“Në cilësinë e drejtorit të DKA-së, kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakut: “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, në të gjitha shkollat e Komunës së Vushtrrisë. Nuk lejojmë asesi që doracakë dhe materiale me përmbajtje denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve tanë! Mbesim të përkushtuar të punojmë me MASHTI dhe akterë tjerë për të zhvilluar materiale adekuate në interes të fëmijëve-nxënësve tanë!” ka njoftuar Tahiraj./Lajmi.net/