“Babadimri arrin në presidencë” me pare të shtetit: Zyra e Osmanit planifikon 9900 euro dekorime për vit të ri
Hapësirat ku punon presidentja Osmani bashkë me stafin e saj, pritet të dekorohen këto ditë në një formë glamuroze. Për këtë, Zyra e Presidentes Osmani ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 9900 euro, shkruan lajmi.net. ZPRK tanimë veçse ka hapur tendering për “Shërbime për dekorimin e ambienteve të Presidencës me rastin e festave…
Lajme
Hapësirat ku punon presidentja Osmani bashkë me stafin e saj, pritet të dekorohen këto ditë në një formë glamuroze.
Për këtë, Zyra e Presidentes Osmani ka paraparë të shpenzojë hiç më pak se 9900 euro, shkruan lajmi.net.
ZPRK tanimë veçse ka hapur tendering për “Shërbime për dekorimin e ambienteve të Presidencës me rastin e festave të fund vitit”, në një çmim total prej 9900 eurosh.
Me pare të shtetit, zyra e Presidencës ka kërkuar katër bredhë.
“Montimi dhe mirëmbajtja e bredhit kualitativ dekorativ artificial me degë montuese. Vërejtje: Bredhi duhet të jetë I punuar nga konstruksioni metalik. Bredhi montues duhet të ketë dimensione: 2.5-4m lartësi. Në çmim të përfshihen elementet dhe dritat decorative”, thuhet në dosjen e tenderit tek pjesa e kërkesave dhe specifikave që duhet t’i ketë ofertuesi.
Por përveç tjerash, presidenca ka kërkuar edhe një drer dekorativ, me drita si ky në foton e mëposhtme.