Reagon kryetari i Rahovecit për doracakët e “Edukimit Seksual”: Shkollat tona nuk janë studio p****grafike
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është deklaruar në lidhje me doracakët e “Edukimit Seksual dhe dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat. Pas 5 komunave të cilat morën vendim për ndalimin e përdorimit të tyre, ka reaguar edhe Latifi. Madje ai ka thënë se me këta doracakë po bëhet…
Lajme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është deklaruar në lidhje me doracakët e “Edukimit Seksual dhe dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat.
Pas 5 komunave të cilat morën vendim për ndalimin e përdorimit të tyre, ka reaguar edhe Latifi.
Madje ai ka thënë se me këta doracakë po bëhet degjenerim dhe sulm i drejtpërdjretë ndaj fëmiëjve.
“Shkollat tona nuk janë studio pornografike, por janë institucione edukativo-arsimore, të cilat me gjak, me mund e me djersë i kemi ngritur, i kemi përparuar dhe i kemi strukturuar.Andaj, mjaftni më me antivlera, sepse nuk do të lejojmë të luani me ndjenjat dhe virtytet tona më të larta, nuk do t`ju lejojmë të na shkatërroni identitetin tonë dhe vlerat tona shoqërore, edukative, familjare dhe kulturore”,tha ai, transmeton lajmi.net.
Ai tha se Ministria e Arsimit në vend që të harojë dokumente e udhëzues të ilët kanë karakter të mirëfilltë edukativ që lidhen me identitetin tonë, prodhon dhe promovon antivlera.
Postimi i plotë:
Në vend të edukimit të mirëfilltë, fëmijëve tanë u ofrohet çoroditje
Sot, në vend të ABETARES, fëmijëve u ofrohet degjenerim, u ofrohet helm në vend të mjaltit!
Sot, në vend që fëmijët tanë t`i gëzohen faktit që shkojnë për herë të parë në shkollë dhe ulen për herë të parë në bankat shkollore për të mësuar shkronjat e arta shqipe, atyre, që në klasën e parë, u ofrohen doracakë për të zhvilluar aktivitete që fare nuk përkojnë me moshën e tyre.
Me këta doracakë, me këta udhëzues djallëzorë, po tentohet të hidhet helm mbi buzët me qumësht të fëmijëve tanë. Me këto veprime, po synohet të veniten filizat tanë, pjesa më e njomë, më e padjallëzuar e shoqërisë sonë, fëmijët tanë, që janë e ardhmja e shoqërisë sonë.
Me këta doracakë dhe me këto aktivitete që parashihen në këta doracakë, po bëhet sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve, rrjedhimisht, i bëhet sulm i paskrupullt dhe i paparë ndonjëherë institucionit të familjes, që është qelizë themelore e shoqërisë.
Kjo tendencë, nuk është veç degjeneruese, është më shumë se kaq.
Temat e moshës madhore, po tentohet të futen në ndërdijen e fëmijëve tanë, duke nxitur aktivitete, të cilat, në thelb i degjenerojnë, nuk kanë asnjë element edukativ dhe ua prishin ëndrrat e tyre për t`u bërë njerëz të vlefshëm të shoqërisë sonë. Çfarë u duhen fëmijëve tanë këto aktivitete të përshkruara në këta doracakë?!
Qeveria (MAShTI), në vend që të na tregojë se sa nxënës të klasave 1 deri 5 kanë mbetur praktikisht analfabetë, e që kemi ngelur të fundit në botë në shkrim-lexim nga vlerësimet ndërkombëtare, ajo, për këtë kategori nxënësish, harton dhe tenton të vërë në përdorim doktrina degjeneruese të cilat shkatërrojnë pjesën më të shëndoshë të familjeve tona, fëmijët tanë.
Me këta doracakë, fëmijëve tanë synohet t`u futet në trurin e tyre të njomë virusi degjenerues, pasojat negative të të cilit janë të paparashikueshme dhe të pashërueshme.
Ministria e Arsimit, në vend që të hartojë dokumente e udhëzues të cilët kanë karakter të mirëfilltë edukativ për edukatën e përgjithshme shoqërore dhe kombëtare, që lidhen me identitetin tonë, me kulturën tonë të gjerë dhe me vlerat tona, të familjeve tona dhe të shoqërisë sonë, ajo prodhon dhe promovon antivlera, të cilat sulmojnë drejtpërdrejtë identitetin tonë kombëtar.
Në vend të reformave që sigurojnë avancim të cilësisë dhe të nivelit të dijes në shkollat tona, ofrohen udhëzues që krijojnë monstra, jo vetëm te fëmijët, të cilët sapo fillojnë shkollimin e tyre në klasën e parë, por edhe tek ata më të rriturit, që kryesisht janë në moshë të mitur.
Me këta doracakë, sulmohen edhe vlerat tona morale dhe tradicionale, të cilat populli ynë i ka ruajtur dhe i ka kultivuar ndër shekuj.
Këto dokumente famëkeqe, janë paçavure dhe mbeturina që meritojnë të hidhen në koshin e plehrave, urgjentisht. Ato nuk kalojnë!
Çdo mësues dhe çdo prind që ka mend në kokë, këtyre doracakëve duhet t`u thonë STOP! Ndaluni sot, se nesër është vonë!
Shkollat tona nuk janë studio pornografike, por janë institucione edukativo-arsimore, të cilat me gjak, me mund e me djersë i kemi ngritur, i kemi përparuar dhe i kemi strukturuar.
Andaj, mjaftni më me antivlera, sepse nuk do të lejojmë të luani me ndjenjat dhe virtytet tona më të larta, nuk do t`ju lejojmë të na shkatërroni identitetin tonë dhe vlerat tona shoqërore, edukative, familjare dhe kulturore!./Lajmi.net/