Komuna e Vushtrrisë “ndalon” doracakët me përmbajtje “perverse” nga Ministria e Arsimit: Do të degradonin familjen e shenjtë

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Vushtrrisë. Kjo është bërë e ditur nga drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj. Ai tha se deri te ky vendim ka ardhur pas…

Lajme

15/11/2024 10:46

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Vushtrrisë.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj.

Ai tha se deri te ky vendim ka ardhur pas konsultave me prindër, drejtorët e shkollave e mësimdhënës të shumta.

Sipas tij, përdorimi i këtyre doracakëve do të degradonte familjen e shenjtë kosovare, transmeton lajmi.net.

“Andaj si të tillë nuk do të përdoren në asnjë institucion arsimor në Komunën e Vushtrrisë deri në revidimin e tyre të plotë”, ka thënë Tahiraj.

Deri tash, një vendim të tillë e kanë marrë Komuna e Prishtinës, Skenderajt, Fushë Kosovës dhe ajo e Vitisë./Lajmi.net/