Komuna e Prishtinës i reagon Ministrisë së Kulturës për dëmtimin e hapësirave përreth teatrit kombëtar: Duhet të mbani përgjegjësi
Komuna e Prishtinës ka dënuar ashpër aktin e “papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës” për prerjen e pishave përreth objektit të teatrit. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka dënuar ashpër aktin e “papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës” për prerjen e pishave përreth objektit të teatrit.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës.
Në reagimin e Komunës së Prishtinës thuhet se Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.
“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar! “, thuhet tutje në reagim./Lajmi.net/