Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi i Kosovës në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism Global, Dr. David Anderson. Haradinaj ka thënë se Anderson është një nga autoritetet kryesore në botë për ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit e kulturës. “Pata kënaqësinë të takoj Dr. David Anderson, themelues dhe president…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism Global, Dr. David Anderson. Haradinaj ka thënë se Anderson është një nga autoritetet kryesore në botë për ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit e kulturës.
“Pata kënaqësinë të takoj Dr. David Anderson, themelues dhe president i Gracism Global, një nga autoritetet kryesore në botë në ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit, kulturës dhe pasurisë. Falënderova Dr. Anderson për punën e tij globale që ka sjellë shpresë e pajtim për komunitetet, nga Afrika, Azia, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO.
“Theksova së rezulati më i madh i paqes dhe zhvillimit është anëtarësimi direkt në NATO i Kosovës, duke iu bashkuar kombeve liridashëse”, është shprehur Haradinaj.