Bislimi takoi Prattipati, shpreh mirënjohje për aleancën e SHBA-së me Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim zëvendës shefen e misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim. Në takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë, procesin e…

Lajme

14/11/2024 18:16

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim zëvendës shefen e misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim.

Në takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë, procesin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilave zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi konstruktivitetin e Kosovës në secilin proces.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për partneritetin dhe aleancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Anu Prattipati arriti si zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, në korrik 2024. Para detyrës së saj në Kosovë, ajo ishte këshilltare politike dhe ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Holandë.

Ajo ka shërbyer edhe në Departamentin e Shtetit në Zyrën e Nënsekretarit për Çështje Politike, Qendrën Operative dhe Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe Biznesit.