“Po pritoj me fol për autostradën Prishtinë-Gjilan”-PSD me aksion, vendosin mbishkrime tek njëra pjesë e autostradës

Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar këtë të enjte një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj tha se qytetarët e vetëm të cilët u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e…

Lajme

14/11/2024 15:46

Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar këtë të enjte një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj tha se qytetarët e vetëm të cilët u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve sipas tij iu kapën votat me premtime e mashtrime.

Sipas tij tash e katër vite një rajon ka mbetur peng i përtesës së ministrit Aliu.

“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc”.

“Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”, shkroi Molliqaj. /Lajmi.net/