Hykmete Bajrami: Doracaku u publikua më 2023, përgjegjësi duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar zv/ministrit të Arsimit si dhe qeverisjes aktuale në vend duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë, në familje. Ajo tha se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Pasi doracakët janë botuar në vitin 2023 dhe se kurrikula…

Lajme

14/11/2024 15:11

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar zv/ministrit të Arsimit si dhe qeverisjes aktuale në vend duke i thënë se përmes doracakut për edukatë seksuale kanë prekur në fëmijë, në familje.

Ajo tha se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Pasi doracakët janë botuar në vitin 2023 dhe se kurrikula kërkon edukim seksual, por “përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim pervers”.

Ish ministrja e Arsimit ka thënë se përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit Kurti që “ende e mban në pozitë” ministren Nagavci.

Bajrami i ka quajtur ata “shpifësa, manipulatë dhe të pamoralshëm”.

Postimi i plotë:

Keni prekë në familje
Turpi nuk lahet me shpifje
Përgjegjësi duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit. Doracakët janë të botuar në vitin 2023. Kurrikula kërkon edukim seksual, por përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz.
Përgjegjësinë kryesor këtu e mban Albin Kurti, i cili ende e mban në pozitë një ministre të tillë.
Keni prekë fëmijët, gjenë me të shtrejtë që kemi, andaj shpifni se ju ka kapë panikë, qytetarët nuk ju falin për këtë.
Jeni shpifsa, manipulanta dhe të pamoralshëm./Lajmi.net/