Dy të rinjtë që u vranë mbrëmë në Klinë varrosen nesër

Dy kushërinjtë e ri që humbën jetën mbrëmë si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrit, do të varrosen nesër. Albison dhe Rexhep Shlivova u vranë mbrëmë në një prej lokaleve në qendër të Klinës. I dyshuari për vrasjen e tyre, 19 vjeçari Jon Hoti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. E…

Lajme

14/11/2024 13:39

Dy kushërinjtë e ri që humbën jetën mbrëmë si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrit, do të varrosen nesër.

Albison dhe Rexhep Shlivova u vranë mbrëmë në një prej lokaleve në qendër të Klinës.

I dyshuari për vrasjen e tyre, 19 vjeçari Jon Hoti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

E nga familja Shlivova kanë njoftuar se varrimi i djemve të tyre të vrarë, do të bëhet nesër nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.

“Familja Shlivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen nesër 15 11 2024 (e premte). Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë! E pikëlluar familja Shlivova”, thuhet në njoftim.

Njëri nga të rinjtë ka ndërruar jetë në vendngjarje, kurse tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejsë, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra./Lajmi.net/