Ambasadori Guerot tregon nëse duhet të hapet Ura e Ibrit
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e draftit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Përpos kësaj, ambasadori Francez u deklarua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Guerot tha se ura është…
Lajme
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e draftit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Përpos kësaj, ambasadori Francez u deklarua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Guerot tha se ura është e hapur për këmbësorë dhe se çdo ditë njerëzit kalojnë në atë urë, në të dy drejtimet.
“Çështja është nëse është e nevojshme, apo e dobishme apo e mbështetur nga popullata, hapja e saj për trafikun automobilistik. Për të parandaluar rreziqet e sigurisë, hapja e mundshme e urës së Ibrit në këtë formë duhet të diskutohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, siç ka qenë deri më tani, duke marrë parasysh vlerësimin e sigurisë së EULEX-it dhe KFOR-it”,tha ai, transmeton lajmi.net
Ambasadori francez e bëri të ditur edhe njëherë se vendimi i serbëve për dorëheqje kolektive nga të gjitha institucionet e veriut rezultoi i dëmshëm, edhe atë jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për vetë popullatën serbe.
“Po kështu, bojkoti i zgjedhjeve të 2023 dhe 2024 çoi në probleme të mëtejshme. Por tani presim që Kosova ta lehtësojë riintegrimin e tyre në përputhej me marrëveshjet e dialogut. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e rekrutimit të kadetëve serbë në forcat policore të Kosovës”, deklaroi ai./Lajmi.net/