24 vjeçari që u ther me thikë mbrëmë në Gjilan në gjendje të rëndë, drejtori i Emergjencë jep detaje

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku një person u ther me thikë. Personi i lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm. Për këtë lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e klinikës…

Lajme

14/11/2024 12:22

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku një person u ther me thikë.

Personi i lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në QKUK për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Për këtë lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e klinikës emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili tha se gjendja e 24-vjeçarit është e rëndë, ku pas trajtimit në Qendrën Emergjente, është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

“Po është trajtu në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferu në MIQ për tretman të mëtutjeshëm, pasi gjendja ishte e rëndë”, ka thënë Syla.

Këtë rast për lajmi.net e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë.

“Rr. Isa Boletini, Gjilan 13.11.2024-20:21. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka thënë Hashani.

Ndërkaq i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati, derisa policia vijon kërkimin e tij. /Lajmi.net/