“Duam kontratë kolektive sektoriale”, punëtorët shëndetësorë mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë
Me pankartat “Duam kontratë kolektive sektoriale”, “Të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, “Ndaloni mbylljen e reparteve në spitale”, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Kryetarja e kësaj sindikate, Tevide Imeri ka deklaruar se kjo qeveri “nuk dëshiron sindikata, e as dialog social”. “Na kanë sjellë në këtë situatë…
Lajme
Me pankartat “Duam kontratë kolektive sektoriale”, “Të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, “Ndaloni mbylljen e reparteve në spitale”, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryetarja e kësaj sindikate, Tevide Imeri ka deklaruar se kjo qeveri “nuk dëshiron sindikata, e as dialog social”.
“Na kanë sjellë në këtë situatë pas gjithë kësaj kohe, si federatë që kemi qenë të prirur t’i prijmë dialogut social, kemi dhënë një hapësirë të mjaftueshme që të reflektojnë, megjithatë kjo ministri nuk ka asnjë sinjal se dëshiron të kenë bashkëpunim me sindikatat përgjithësisht”, ka thënë ajo.