Seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës mbahet më 19 nëntor

Më 19 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. “Seanca ndaj Metës në Apel për masën e sigurisë më 19.11.2024 ora 10:00”, thuhet në njoftim. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më 21 tetor.…

Lajme

13/11/2024 16:46

Më 19 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Seanca ndaj Metës në Apel për masën e sigurisë më 19.11.2024 ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më 21 tetor.

Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.