Ibrahimi: Përqindja e buxhetit për komunat për vitin 2025 është më e ulët se këtë vit
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në vitin 2025 komunat do të kenë 21.8 për qind mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës, ndërsa në vitin 2024 kanë pasur 22.4 për qind. Ibrahimi ka shtuar se Granti i Katërt për investime kapitale nuk është aprovuar nga Qeveria…
Lajme
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në vitin 2025 komunat do të kenë 21.8 për qind mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës, ndërsa në vitin 2024 kanë pasur 22.4 për qind.
Ibrahimi ka shtuar se Granti i Katërt për investime kapitale nuk është aprovuar nga Qeveria dhe se janë marrë mjetet nga buxheti i komunave.
Ai ka thënë se është e domosdoshme që Qeveria të ndajë më shumë mjete për komuna
“Në bazë ta analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës del që në vitin 2025 komunat e Republikës së Kosovës do kenë 21.8% mjete financiare nga buxheti total I Republikës së Kosovës. Këtë vit, pra në vitin 2024, komunat kanë pasur 22.4% mjete financiare nga buxheti total I Republikës së Kosovës. Shihet që ka më pak mjete financiare npër komuna në % në raport me nivelin qëndor. Duke marë parasysh se edhe Granti I IV për investime kapitale nuk është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shto edhe marjen e mjeteve nga buxhetet e Komunave e që vetëm këtë vit, deri më tani se kjo vazhdon edhe në ditët e sotme, ka shkuar mbi 60 milion EUR, parashihet që komunat do kenë shumë më pak mjete financiare se këtë vit. Është e domosdoshme që Qeveria të ndajë mjete më shumë për komuna e jo që % e mjeteve ndaj tyre të zvogëlohet ëhtu siç po zvogëlohet në vitin 2025. Edhe një herë I bëjmë thirrje Parlamentit të Republikës së Kosovës që t’I marë parasysh kërkesat e Komunave për rritje të buxheteve komunale sepse jeta zhvillohet nëpër komuna. Gjithashtu, kërkojmë që Parlamenti I Republikës së Kosovës të parasheh një vijë buxhetore për mbulimin e Kostos financiere për mbulimin e shpenzimeve nga kontrata kolektive”, ka thënë Ibrahimi.