Qeveria ia jep Komunës së Shtimës disa prona të APK-së në shfrytëzim afatgjatë

Qeveria e Kosovës vendosi t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë Komunës së Shtimës, disa prona të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se në ato prona Komuna e Shtimes synon ta ndërtojë objektin e ri të komunës dhe disa të tjera. Ai tha se përfshihet “përfundimi i projektit…

Lajme

13/11/2024 11:15

Qeveria e Kosovës vendosi t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë Komunës së Shtimës, disa prona të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se në ato prona Komuna e Shtimes synon ta ndërtojë objektin e ri të komunës dhe disa të tjera.

Ai tha se përfshihet “përfundimi i projektit tregu i gjelbër dhe ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së, objekte rekreative sportive, pishinë dhe poligoni për çiklizëm”.

Komuna e Shtimes udhëhiqet nga kryetari Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.