Urimi i Kurtit që Kushtetuesja të mos e hedh poshtë ligjin për Fondin Sovran, Deliu: Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese
Në mbledhjen e Qeverisë të thirrur sot nga kryeministri i vendit, Albin Kurti u diskutua për Fondin Sovran. Akuzat e Kurtit në lidhje me këtë pikë iu drejtuan opozitës, të cilët sipas Kurtit janë shkaktarët për “bllokimin” që po i bëhet këtij fondi tash e një vit. “Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do…
Lajme
Në mbledhjen e Qeverisë të thirrur sot nga kryeministri i vendit, Albin Kurti u diskutua për Fondin Sovran.
Akuzat e Kurtit në lidhje me këtë pikë iu drejtuan opozitës, të cilët sipas Kurtit janë shkaktarët për “bllokimin” që po i bëhet këtij fondi tash e një vit.
“Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do të hedh poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran, sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta. Urojmë që të ndërpritet ky avaz i reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me Ligji për Byronë e Pajustifikueshme , me ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës me e ligjin për çmimet tavan për produktet bazë”, theksoi Kurti.
Deklarimit të Kurtit nuk i shkoi shumë kohë deri në reagimin e Blerta Deliut.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, drejtuar Kurtit tha se fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese.
Sipas Deliut, faji është krejt diku tjetër.
“Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj! Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka!“, tha Deliu në postimin e saj në Facebook./Lajmi.net