I vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj zyrtarit të MAPH-së, Naser Hafizit
I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit, zyrtarit të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Hafizit. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për lajmi.net se ai do të vazhdoj të jetë në paraburgim deri me 10 janar të 2025-ës. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se…
Lajme
I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit, zyrtarit të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Hafizit.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për lajmi.net se ai do të vazhdoj të jetë në paraburgim deri me 10 janar të 2025-ës.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 08.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit N.H. Të pandehurit N.H i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, respektivisht nga data 10.11.2024 deri me 10.01.2025”, ka thënë Gashi në një përgjigje për lajmi.net.
Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.