Kurti: Urojmë që paralajmërimet e opozitës se Kushtetuesja do hedh poshtë Fondin Sovran të mos dalin të sakta

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Me të nisur kjo mbledhje, kryeministri Albin Kurti u deklarua në lidhje me Fondin Sovran dhe sipas tij “bllokimin” që po i bëhet këtij fondi tash e një vit nga opozita. Kurti tha se kanë kaluar një vit e gjysmë që në…

Lajme

13/11/2024 10:41

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Me të nisur kjo mbledhje, kryeministri Albin Kurti u deklarua në lidhje me Fondin Sovran dhe sipas tij “bllokimin” që po i bëhet këtij fondi tash e një vit nga opozita.

Kurti tha se kanë kaluar një vit e gjysmë që në Qeveri u miratua projektligji që i hap rrugë themelimit të Fondit.

“Pra në dhjetor 2023 në Kuvend u miratua ligji për Fondin Sovran të Kosovës, kurse muajin tjetër bëhen një vit prej kur ligji është në sirtarët e gjykatës kushtetuese. Çdo ditë që kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme, meqë në një kohë kur po pengohet shteti jonë ndaj mundësive të mëdha botërore. Teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik. Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe strukturën e investimeve”, theksoi Kurti.

Ai madje komentoi edhe debatin që u zhvillua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kur ministri Hekuran Murati përmendi Fondin Sovran, dikush nga opozita deklaroi se ai do të hidhet poshtë.
E me këtë rast ministri Murati deklaroi se me gjasë opozita paskan informacione të brendshme nga Gjykata që do të hedhë poshtë këtë, e që sipas tij është shkelje.

Njësoj u deklarua thuajse edhe kryeministri Kurti sot gjatë mbledhjes.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do të hedh poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran, sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta. Urojmë që të ndërpritet ky avaz i reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me Ligji për Byronë e Pajustifikueshme , me ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës me e ligjin për çmimet tavan për produktet bazë”,theksoi ai, shkruan lajmi.net.

Kryeministri tha se për të dëshmuar punën e madhe dhe të rëndësishme që mund të bëhet brenda një viti “me institucionet që kemi themeluar mund të marrin shembull institutin për krime të kryera gjatë luftës.”

Këtë javë instituti paraqiti raportin 1 vjetor të punës , ku në bazë të folderave të punës janë 15.8 terabajtë.

“E gjithë kjo falë përkushtimit të të gjithë atyre që kanë kontribuar, qytetarëve, organizatave, institucioneve, komunave, ministrive, gazetarëve e aktivistëve”./Lajmi.net/