Korenica – Nagavcit: Veç dorëheqja t’pshton “ministre”

Deputeti i cili u largua nga VV dhe iu bashkua Listës së Familjes, Visar Korenica ka reaguar përsëri ndaj librave për lëndën e edukimit seksual në shkolla. Ai ka publikuar një postim të vjetër të ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavci ku ka shkruar në lidhje me këto doracake të hartuara nga UNFPA, shkruan lajmi.net. “Qe…

Lajme

12/11/2024 23:47

Deputeti i cili u largua nga VV dhe iu bashkua Listës së Familjes, Visar Korenica ka reaguar përsëri ndaj librave për lëndën e edukimit seksual në shkolla.

Ai ka publikuar një postim të vjetër të ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavci ku ka shkruar në lidhje me këto doracake të hartuara nga UNFPA, shkruan lajmi.net.

“Qe qysh e demanton vetveten MASHT-i përmes zv.ministrit së Arsimit duke u fsheh pas së kaluarës. Më poshtë e keni të dokumentuar postimin e MASHT-it qysh e lavdërojnë ministren Nagavci për futjen e edukatës së turpit si lëndë mësimore në shkolla. Sa herë të mundoheni ta demantoni këtë turp aq më shumë materiale poshtëruese do të dalin në sipërfaqe. Veç dorëheqja t’pshton “ministre”, ka shkruar Korenica në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: