Gjini: Do të garoj për deputet por edhe nëse fitoj, do të mbes kryetar komune

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se do të jetë në listën kandidatëve për deputet të AAK-së. Por, tha se pas zgjedhjeve, do ta vazhdojë punën si Kryetar i Komunës. “Unë po besoj që partitë politike synojnë me mbledhë sa më shumë vota për programin, për konceptin të cilin e prezantojnë, njëjtë…

Lajme

12/11/2024 23:10

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se do të jetë në listën kandidatëve për deputet të AAK-së.

Por, tha se pas zgjedhjeve, do ta vazhdojë punën si Kryetar i Komunës.

“Unë po besoj që partitë politike synojnë me mbledhë sa më shumë vota për programin, për konceptin të cilin e prezantojnë, njëjtë edhe Aleanca, partia e ime, kështu që ne e kemi vendosë të jemi në listë në mënyrë që të mobilizojmë sa më elektorat për listat tona. Unë e kam thënë pak me humor, por është më se e vërtetë çka kam thënë që kryetarët e komunave e vendosin çka do të bëjnë pas zgjedhjeve, unë do të rri në komunë, do ta vazhdoj punën në komunë”, tha Gjini në ATV.