Trendafilova thotë se nuk beson që Trumpi do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale

Pos në themelim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet kontribuues kanë dhënë edhe miliona euro buxhet për Dhomat e Specializuara për Kosovën ndër vite. Megjithëkëtë, Richard Grenell njëri nga njerëzit më të afërt të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, kohë më parë kishte thënë se po të vij përsëri në pushtet shefi i tij,…

Lajme

12/11/2024 22:16

Pos në themelim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet kontribuues kanë dhënë edhe miliona euro buxhet për Dhomat e Specializuara për Kosovën ndër vite.

Megjithëkëtë, Richard Grenell njëri nga njerëzit më të afërt të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, kohë më parë kishte thënë se po të vij përsëri në pushtet shefi i tij, atëherë ata do ta lironin nga burgu Hashim Thaçin.

Por, ajo që udhëheq punën e këtij institucioni të pavarur të drejtësisë ku gjykohet Thaçi dhe të tjerët, Ekatarina Trendafilova nuk beson se ardhja e Trumpit do të ketë ndonjë ndikim në punën e Gjykatës.

“Ne nuk jemi subjekt politik, jemi gjykatë drejtësie dhe askush prej nesh nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Hisedarët kryesorë janë shtetet anëtare të BE-së, dhe shtetet kontributdhënëse, në mesin e tyre edhe Amerikën. Nuk besoj që Amerika e cila ka qenë e lidhur me këtë projekt të Kosovës dhe BE-së, kjo mund të bëhet vetëm me njoftim nga Këshilli i Bashkimit Evropian që rastet kanë përfunduar, e hetimet janë kryer. Për sa i përket zgjedhjeve, ajo ishte zgjedhja e popullit amerikan, megjithatë Amerika njihet një nga vendet që shumë promovojnë sundimin e ligjit dhe nuk besoj ata do të përfshihen në diçka që ka të bëjë me Gjykatën Speciale”, ka thënë Trendafilova.