A u kthyen sërish marrëdhëniet e akullta në mes Osmanit dhe Ramës?- Nga të gjitha takimet s’publikuan asnjë me njër-tjetrin

Edhe pse muaj më parë janë parë më të afruar, e më të komunikueshëm me njëri-tjetrin, duket se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish janë kthyer në marrëdhëniet e “akullta”. Madje kjo është vërejture dhe në vizitën e tyre të fundit në Hungari. Si Osmani ashtu edhe Rama kanë publikuar një…

Lajme

08/11/2024 10:23

Edhe pse muaj më parë janë parë më të afruar, e më të komunikueshëm me njëri-tjetrin, duket se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish janë kthyer në marrëdhëniet e “akullta”.

Madje kjo është vërejture dhe në vizitën e tyre të fundit në Hungari.

Si Osmani ashtu edhe Rama kanë publikuar një album të tërë me fotografi nga atje me takime të shumta, por asnjëri as tjetri s’kanë publikuar as edhe një moment të ndarë bashkë.

Madje Rama dje është parë teksa kishte qëndruar dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, por jo edhe me Vjosa Osmanin.

E për këtë shkroi edhe gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani.

Ai shkroi një status në të cilin ka komentuar takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë, ku morën pjesë edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mulosmani ka shkruar se Osmani e Rama e kanë rikthyer “luftën e ftohtë”.

“Vjosa dhe Rama e paskan kthyer edhe nje here “luften e ftohte” 🙂. Asnje foto me njeri tjetrin nderkohe qe kane me shumicen e lidereve politike evropiane.” – ka shkruar Mulsomani.

Ndryshe sa i përket “historisë” politike të dyshes dihet mirë që Osmani asnjëherë s’ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Ramën, madje ajo publikisht e kishte kritikuar shumë herë atë. Por muajt e fundit kishin vendosur paksa të shiheshin si më të afruar, gjë që duket se paska ndryshuar sërish./Lajmi.net/