Kurti e Gervalla fushatë në Norvegji, keqpërdorin ambasadën e Kosovës në Oslo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë. Ky takim i Kurtit me mërgatën pritet të nis në ora 20:00. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz. “Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi…

Lajme

08/11/2024 08:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë.

Ky takim i Kurtit me mërgatën pritet të nis në ora 20:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

“Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji.  Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo. Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

E pë këtë fushatë elektorale që Kurti e Gërvalla po zhvillojnë në mërgatë janë duke keqpërdorur ambasadat.

Njësoj si në Vjenë, edhe tani në Norvegji ambasada po përdoret për qëllime elektorale.

Njoftimi për takim me mërgimtarët u bë në faqen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Oslo, duke dhënë detaje datën, orën dhe vendin e takimit.

“Të nderuar bashkatdhetarë, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz. Data: 8 nëntor 2024 Ora: 20:00. Vendi: Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo”, thuhet në njoftimin e tyre.

Një formë e tillë e përdorimit të ambasadave nuk dihet të jetë përdorur ndonjëherë më parë nga politikanët e vendit./Lajmi.net/.