Edi Rama në Hungari, takohet edhe me Aleksandar Vuçiq

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë, ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian ku Rama është takuar me disa liderë nga rajoni si dhe Evropa. Një takim i ngrohtë ka qenë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në këtë takim nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orban dhe Macron.…

Lajme

07/11/2024 14:03

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë, ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian ku Rama është takuar me disa liderë nga rajoni si dhe Evropa.

Një takim i ngrohtë ka qenë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në këtë takim nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orban dhe Macron.

Kryeministri Rama ka gjetur pak kohë edhe për t’u ulur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai u pa duke biseduar me Vuçiq, gjatë kohës sa po qëndron në Budapest.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Budapest, Hungari, për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Evropian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Evropa.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.