Vetura përplaset brenda një pompe derivatesh në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Një vet-aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se nga ky aksident është lënduar vozitësja e cila edhe është dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 13:00, është pranuar informata për…
Lajme
Një vet-aksident ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nga ky aksident është lënduar vozitësja e cila edhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo tha se kanë nisur hetimet lidhur me me rrethanat e këtij vet-aksidenti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha ajo. /Lajmi.net/