Zjarri kaplon pyjet e Lubeniqit, deputetja Musliu-Shoshi bën thirrje për intervenim urgjent
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë thirrje për intervenim urgjent pas zjarrit që ka kapluar pyjet e Lubeniqit. Musliu-Shoshi ka njoftuar se banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. “Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë thirrje për intervenim urgjent pas zjarrit që ka kapluar pyjet e Lubeniqit.
Musliu-Shoshi ka njoftuar se banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore.
“Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej! Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: