Tahiri: Me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime për prekjen e kufijve, por ne themeluesit e shtetit jemi gjallë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar ardhjen në pushtet për herë të dytë të presidentit të 47-të SHBA-ve, Donald Trump, ku edhe filluan spekulimet mbi ndarjen e veriut. Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se me ardhjen e Trump kanë filluar spekulime të ndryshme për…

Lajme

07/11/2024 10:29

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar ardhjen në pushtet për herë të dytë të presidentit të 47-të SHBA-ve, Donald Trump, ku edhe filluan spekulimet mbi ndarjen e veriut.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se me ardhjen e Trump kanë filluar spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut, por që sipas saj nuk do të ndodh.

Ajo u shpreh se themeluesit e Kosovës janë gjallë, dhe se nuk do të lejojnë të përhapen skenarët “serbomëdha”.

“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kane nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit te Kosoves jemi gjalle, populli trim i Kosoves eshte gjalle – i mposhtem heren e kaluar, prap i mposhtim keto skenare serbomedha”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/