Drejtuesit e autobusëve në Podujevë bllokojnë trotuaret -S’pranojnë as të nisen as të kthehen në stacionin e ri, që u hap dy ditë më parë
Trotuare të shumta janë bllokuar sot në Podujevë. Drejtuesit e autobusëve që qarkullojnë nga kjo komunë për në vende të ndryshme si Prishtinë dhe më gjerë kanë refuzuar të bëjnë nisjen nga stacioni i ri. Edhe pse stacioni i ri i autobusëve është hapur dy ditë më parë, asnjë autobus nuk është nisur nga aty,…
Lajme
Trotuare të shumta janë bllokuar sot në Podujevë. Drejtuesit e autobusëve që qarkullojnë nga kjo komunë për në vende të ndryshme si Prishtinë dhe më gjerë kanë refuzuar të bëjnë nisjen nga stacioni i ri.
Edhe pse stacioni i ri i autobusëve është hapur dy ditë më parë, asnjë autobus nuk është nisur nga aty, madje aty as nuk janë parkuar këta autobusë.
Lajmi.net mëson se shumë autobusë sot po qëndrojnë në trotuaret që gjenden në afërsi të stacionit të vjetër. Pasi që të njëjtit nuk mund as të hyjnë tek stacioni i vjetër, kanë vendosur që të mos lëvizin nga trotuaret derisa të marrin udhëtarët.
E në stacionin e vjetër komuna veçse ka paraparë projektin e ri, atë të Tregut të Gjelbër.
Madje aty janë vendosur tashmë edhe rrethojat, që ua pamundësojnë autobusëve ndalimin aty.
Kundërshtimi i drejtuesve të linjave të autobusëve nga Podujeva për t’u nisur nga stacioni i ri është “për shkak se gjendet më larg”.
Pra të nijetit nuk pajtohen assesi që të bëjnë nisjet dhe kthimet në këtë stacion pasi që u duket shumë më larg./Lajmi.net/