Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, vdes një 21 vjeçar
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Si fillim nga ky aksident u raportua për të lënduar, por si shkak i lëndimeve të rënda personi në fjalë nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Viktima në këtë rast ishte 21 vjeçar, transmeton lajmi.net. Njoftimi i…
Lajme
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Si fillim nga ky aksident u raportua për të lënduar, por si shkak i lëndimeve të rënda personi në fjalë nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.
Viktima në këtë rast ishte 21 vjeçar, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën.
Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/