Atilla u kumton banorëve lajmin e largimit, Drenushës i thotë që të shohin përpara për fëmijët

Televizioni Klan Kosova ka bërë të ditur largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke transmetuar pamjet e momentit të largimit të tij. E teksa Atilla ka kumtuar lajmin për largimin e tij nga shtëpia, ai edhe ka folur me banoren Drenusha Latifi e cila është ish-bashkëshortja e tij. Ai…

ShowBiz

06/11/2024 15:46

Televizioni Klan Kosova ka bërë të ditur largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke transmetuar pamjet e momentit të largimit të tij.

E teksa Atilla ka kumtuar lajmin për largimin e tij nga shtëpia, ai edhe ka folur me banoren Drenusha Latifi e cila është ish-bashkëshortja e tij.

Ai i ka kërkuar Drenushës që të lënë pas të shkuarën dhe të shohin përpara.

“Unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja duhet të futen në dhe, e të shohim përpara për qata dy fmi, unë do ta bëjë punën time si baba ti punën tënde si nanë”, ka thënë Atilla.

Ai ka falënderuar të gjithë banorët për këto dy ditë sa qëndroi, duke ju thënë se ishin të mrekullueshëm.

Pa e përmendur nuk e la as Rrezin duke ja kujtuar se Drenusha ka dy fëmijë jashtë, por se tha se ka respekt për të.

“Ju falënderoj nga zemra të gjithëve ju uroj fat e mbarësi”, tha Kardesh.

Përmes kamerës ai ka përshëndetur edhe fëmijët e tij duke u thënë se ai dhe Drenusha janë në rregull.

Ndërkohë një gjë që ra në sy ishte teksa u përshëndet me banorët, tre prej tyre nuk ja dhanë dorën.

Drenusha, Burimi e Diana, kanë qenë ata të cilët nuk janë përshëndetur me Atillën. /Lajmi.net/

YouTube player