Republikanët sigurojnë fitoren edhe në Alaska -279 vota Trump kurse 223 Kamala Harris

Parashikimet e fundit nga rezultatet e vendosin edhe përfundimisht fitoren e Donald Trump si President i Amerikës. Nga Wisconsin, plus Alaska- Donald Trump tani ka 279 vota të kolegjit elektoral. Në rast se nuk e njihni sistemin elektoral të votimit në SHBA, çdo shtet ose territorit në mënyrë efektive drejton zgjedhjet e veta dhe më…

Bota

06/11/2024 14:47

Parashikimet e fundit nga rezultatet e vendosin edhe përfundimisht fitoren e Donald Trump si President i Amerikës.

Nga Wisconsin, plus Alaska- Donald Trump tani ka 279 vota të kolegjit elektoral.

Në rast se nuk e njihni sistemin elektoral të votimit në SHBA, çdo shtet ose territorit në mënyrë efektive drejton zgjedhjet e veta dhe më pas dërgon një numër të caktuar zgjedhësish, që bazohet afërsisht në madhësinë e tij të popullsisë, për të votuar në atë që quhet kolegji zgjedhor.

Në 50 shtete, plus Washington DC, ka 538 vota për kandidatin që fiton apo merr më shumë se 270 vota.

Ndërkohë në bazë të rezultateve deri më tani Kamala Harris, kandidatja demokrate ka fituar në New Hampshire duke i dhënë disa vota më tepër, por duke qëndruar në 223 gjithsej./Lajmi.net/