Liderët e shteteve me urime të “ngrohta” për presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald Trump

Udhëheqësit evropianë kanë theksuar lidhjet e ngushta të Evropës me Shtetet e Bashkuara të mërkurën, duke postuar urime të hershme për Donald Trump, pasi u bë e qartë se ai do të fitonte presidencën amerikane. Udhëheqësja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen , “uroi ngrohtësisht” Trump për fitoren e tij gati dy orë përpara…

Bota

06/11/2024 14:34

Udhëheqësit evropianë kanë theksuar lidhjet e ngushta të Evropës me Shtetet e Bashkuara të mërkurën, duke postuar urime të hershme për Donald Trump, pasi u bë e qartë se ai do të fitonte presidencën amerikane.

Udhëheqësja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen , “uroi ngrohtësisht” Trump për fitoren e tij gati dy orë përpara se CNN të parashikonte fitoren e tij.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , theksoi gjithashtu “aleancën e qëndrueshme” dhe “lidhjen historike” të BE-së dhe SHBA-së.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Spanjës janë në mesin e disa liderëve evropianë që kanë uruar Trump.

Presidentja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila kryeson një administratë të djathtë, tha se “Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, me vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike”.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán , një aleat i Trump, ndërkohë e quajti fitoren “kthimin më të madh në historinë politike të SHBA”.

Më vete, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se mezi pret të punojë me Trump në vitet në vijim dhe të vazhdojë “marrëdhëniet speciale” midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, i cili e përshkroi Trumpin si një “sociopat që urren gratë, simpatizues neo-nazist” në një artikull të vitit 2018, ishte më diplomatik në postimin e tij teksa e uroi të mërkurën X.

Ndërsa të dy udhëheqësit uruan Trumpin, presidenti i Francës Emmanuel Macron u zotua të punojë së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz drejt një Evrope më të fortë duke pasur parasysh “kontekstin e ri” të një presidence të mundshme Trump.

“Ne do të punojmë për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më sovrane në këtë kontekst të ri. Duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke mbrojtur interesat dhe vlerat tona”, tha Macron të mërkurën në një postim në rrjetet sociale.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ish-kryeministri holandez Mark Rutte , tha se lidershipi i Trumpit “do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë aleancën tonë”. Në një postim urimi të dërguar në Twitter përpara se Trump të konfirmohej fituesi i votimit presidencial të SHBA-së, Rutte tha “Mezi pres të punoj përsëri me të për të avancuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s”.