Fillon projekti “Ndërtimi i ishullit urban Arbëri – Pallati i Rinisë”

Ka filluar projekti i ndërtimit të ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë. Siç ka njoftuar komuna e Prishtinës, ky projekt ka për qëllim krijimin e një hapësire multifunksionale që lidh qendrën e qytetit me lagjen Arbëria, duke ofruar mundësi të reja për banorët e Prishtinës. Në përurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së,…

Lajme

06/11/2024 13:00

Ka filluar projekti i ndërtimit të ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë.

Siç ka njoftuar komuna e Prishtinës, ky projekt ka për qëllim krijimin e një hapësire multifunksionale që lidh qendrën e qytetit me lagjen Arbëria, duke ofruar mundësi të reja për banorët e Prishtinës.

Në përurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Përparimi po lë një shenjë historike në Prishtinë, duke përmbushur një premtim të fushatës elektorale për lidhjen e Arbërisë me qendrën e qytetit. Jemi krenarë dhe mbështetës për këtë arritje!”, ka thënë Lumiri. 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka theksuar rëndësinë e projektit për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës urbane. 

“Ky projekt do të ndërlidhë lagjen Arbëria, ku jetojnë mbi 30 mijë banorë, me qendrën e qytetit. Premtimet po i shndërrojmë në realitet, dhe përmes dedikimit profesional dhe planifikimit të mirë, po e kthejmë Kryeqytetin në një metropol të vërtetë. Përfitimet e kësaj platforme do të jenë shumëdimensionale, – theksoi Rama. /Lajmi.net/