Abdixhiku uron Trumpin: Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump për fitoren e tij. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. “Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump për fitoren e tij.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës.
“Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme! “Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me SHBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: