Çipa për zgjedhjet në SHBA: Ka pasiguri sepse sondazhet kanë qenë shumë të afërta me njëra-tjetrën
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka folur për zgjedhjet presidenciale që po mbahen sot në SHBA, ku pritet të përcaktohet nëse Biden do të pasohet nga Donald Trump apo Kamala Harris. Çipa ka thënë në T7 se deri tani procesi zgjedhor është zhvilluar brenda normalitetit. “Deri tani brenda normalitetit, janë hapur qendrat e votimit…
Lajme
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka folur për zgjedhjet presidenciale që po mbahen sot në SHBA, ku pritet të përcaktohet nëse Biden do të pasohet nga Donald Trump apo Kamala Harris.
Çipa ka thënë në T7 se deri tani procesi zgjedhor është zhvilluar brenda normalitetit.
“Deri tani brenda normalitetit, janë hapur qendrat e votimit në gjitha shtetet dhe votuesit po drejtohen drejt qendrat e votimit, ka qenë e madhe pjesëmarrja e votuesve në periudhën përpara ditës së zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Ai tha se gati 80 milionë amerikanë kanë votuar deri dje.
“Ka shumë pritshmëri, ka pasiguri sepse sondazhet kanë qenë shumë të afërta me njëra-tjetrën por edhe mjaft interesim për të kuptuar se kush është fituesi dhe kush do të ketë shumicën në kongres”, tha ai.