“Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave”-Tek objekti i televizionit Klan Kosova hidhet tym i zi
Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi. Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym, raporton lajmi.net. Në pamjet e bëra publike shihet saktësisht situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big…
Lajme
Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi.
Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym, raporton lajmi.net.
Në pamjet e bëra publike shihet saktësisht situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP Kosova”, ku mbrëmë si banor i ri i asaj shtëpie u bë Atilla Kardesh, i njohur për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-bashkëshortes, banores tjetër të BBVK, Drenusha Latifi.
“Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim./Lajmi.net/